Vendosni fjalën kyçe....

Kosova mbyll aventurën në Ligën e Kombeve me humbje



Kosova e ka mbyllur me një humbje të rëndë fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen ndaj Irlandës, “Dardanët” u mposhtën me rezultatin 3-0, në takimin e fundit të Grupit B3.

Ndeshja u komplikua që në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali me dorë topin në vijën e portës. Irlanda përfitoi nga penalltia, me Troy Parrott që kaloi vendasit në avantazh dy minuta më vonë.