Projektbuxheti 2027 diskutohet sot në Parlament, në rend dite edhe paketa fiskale
Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare këtë të mërkurë duke filluar prej orës 10:00 ku në qendër të vëmendjes do të jenë shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe paketa fiskale. Projektligjet kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare dhe do të diskutohen për herë të parë në sallën e Kuvendit.
Opozita pritet të përfaqësohet me një numër të reduktuar deputetësh, pasi disa përfaqësues të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga punimet parlamentare. Mes tyre janë kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, dhe sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.
Një ditë para mbledhjes, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të votojë kundër projektbuxhetit të vitit 2027. Ai e cilësoi atë si një buxhet të hartuar në fshehtësi, pa konsultime publike dhe pa përfshirjen e qytetarëve dhe bizneseve, duke pretenduar se përmes tij përfiton një grup i kufizuar njerëzish.
Në rendin e ditës janë përfshirë edhe disa projektligje që lidhen me paketën fiskale. Konkretisht, deputetët do të shqyrtojnë ndryshimet dhe shtesat në ligjet për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.
Krahas projektbuxhetit dhe paketës fiskale, Kuvendi do të shqyrtojë edhe ndryshimet dhe shtesat në ligjin për strehimin social, si dhe një projektvendim për ndryshimin e vendimit të Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.
Rendi i ditës së seancës plenare:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2026.
- Njoftime.
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, ‘Për strehimin social’, të ndryshuar”.
- Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit ‘Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Një ditë para se të ulen në tryezë me Trumpin, Putin dhe Xi takohen kokë më kokë
Qori i prerë: Nuk ulem në tryezë me Berishën! Gjin Gjoni: Slogane bolshevike
“Partia Mundësia nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, Doda jep lajmin dhe zbulon arsyen
- 08:13 Papa Leo pëson një tjetër incident në Peru (VIDEO)
- 08:03 Bordi i Nvidia-s përjashton mundësinë e rikthimit të Jensen Huang në krye të kompanisë
- 07:24 Një ditë para se të ulen në tryezë me Trumpin, Putin dhe Xi takohen kokë më kokë
- 22:34 Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit
- 22:27 Qori i prerë: Nuk ulem në tryezë me Berishën! Gjin Gjoni: Slogane bolshevike
- 21:59 “Partia Mundësia nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, Doda jep lajmin dhe zbulon arsyen