Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe sot me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin.
Sipas parashikimit, reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në zonat veriore priten herë pas here shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugor, me shpejtësi rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë deri në 18 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2-4 ballë.












