TIRANË- Atalanta Zeqiraj është caktuar gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë. SPAK e çoi dosjen 2 ditë më parë për gjykim dhe do të jetë gjyqtarja Zeqiraj që do të vendosë nëse do të nisë gjyqin apo dosja mund të kthehet në SPAK për plotësim hetimesh.

SPAK thotë se janë manipuluar 10 tenderë me vlerë 400 mln euro pa TVSH, tenderi për Tunelin e Llogarasë, 7 lotet e Unazës së Tiranës, loti 3 i rrugës Porto-Romano–Durrës dhe tenderi për rikonstruksionin e godinës të Albcontrol. Vetëm për tunelin e Llogarasë, SPAK llogarit një dëm ekonomik prej rreth 80 milionë eurosh në buxhetin e shtetit.

Sipas SPAK, Balluku si ministre e Infrastrukturës, i ndiqte tenderët nga shpallja deri te përzgjedhja e fituesit, ndërsa vartësit përshtatnin kriteret për të favorizuar kompanitë e paracaktuara. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë në 9 raste, pasi për tenderin e Albcontrol vepra është parashkruar. Ndaj saj rëndojnë edhe akuzat për korrupsion në dy raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në lidhje me dy vila të sekuestruara në Palasë dhe Dhërmi, me vlerë totale rreth 1.8 milionë euro.

Mes të pandehurve janë 22 ish-vartës të Ballukut, përfshirë Ervis Berberin, i akuzuar për shkelje të barazisë në 9 tenderë, si dhe ish-drejtorët Gentian Gjyli e Erald Elezi. Sipas SPAK, ndërtuesit Arbër Abazi dhe Pandeli Carapuli ia dhanë Ballukut vilat në këmbim të tenderëve, ndërsa ish-futbollisti Igli Tare akuzohet për pastrim parash në dy raste, pasi dyshohet se Balluku fshehu në emër të tij dy vilat.

Të pandehurit e dosjes ‘Balluku’
Belinda Balluku                       Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie     
Pandeli Carapuli                      Pastrim parash
"Eurocol" sh.p.k                      Pastrim parash
Igli Tare                                    Pastrim parash në 2 raste
Joana Bushi                              Pastrim parash
Arbër Abazi                              Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh
"Alko Impex General Construction"   Korrupsion aktiv
Viola Haxhiademi                    Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Ergys Verdho                           Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Adja Strazimiri                         Shpërdorim detyre; Shkelje në tendera
Anila Sulollari                          Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Evis Berberi                              Shkelje në 9 tendera
Gentian Gjyli                           Shkelje në 2 tendera
Erald Elezi                                Shkelje në 3 tendera
Jetmira Dervishi                       Shkelje në tender
Mirzeta Kashnica                     Shkelje në tender
Jonida Çeçe                              Shkelje në 3 tendera      
Adrian Kroi                              Shkelje në 3 tendera; Shpërdorim detyre
Denis Xhoshi                           Shkelje në 3 tendera      
Klarita Konomi                        Shkelje në 1 tender
Miranda Shkurti                       Shkelje në 8 tendera
Genti Raça                                Shkelje në 2 tendera; Shpërdorim detyre
Eduart Agalliu                          Shkelje në 1 tender
Arbër Troka                              Shkelje në 2 tendera
Dhurata Lazaj                           Shkelje në 3 tendera
Nikollaq Mihali                        Shkelje në 3 tendera
Gëzim Noni                              Shkelje në 3 tendera
Arlinda Gordani                       Shkelje në 4 tendera

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë