Mbledhja e Komisionit hetimor për rastin e Arlinda Zekajt po zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në të pritet të raportojnë punonjës të Qendrës për Punë Sociale në Pejë dhe kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri.
Gjatë mbledhjes, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, dhe deputeti i LVV-së, Armend Baloku, u përfshinë në një debat, raporton IndeksOnline. Rrahmani e akuzoi Balokun se partia e tij e kishte politizuar rastin, ndërsa Baloku iu përgjigj se ai nuk e njihte mirë punën e mazhorancës.
Të lidhura
None found
Shkëmbimi i fjalëve mes dy anëtarëve të komisionit vijoi me akuza dhe kundërakuza, duke e larguar vëmendjen nga çështja për të cilën ishte thirrur mbledhja.







