Komedia “Të (pa) thënat”, me regji të Xhilberto Gegës, është vënë në skenën e Pallatit të Kulturës në Lezhë, me mbështetjen e Bashkisë.
Përmes humorit, groteskut dhe situatave të papritura, shfaqja solli një mbrëmje argëtuese për publikun lezhjan, duke vënë në qendër atë që thuhet dhe atë që mbetet pa u thënë në marrëdhëniet njerëzore.
Në këtë komedi interpretuan aktorët Eva Alikaj, Mimoza Marjanaku, Dajana Nenaj, Sidorela Koça dhe Muhamed Babamusta, të cilët përmes personazheve dhe situatave plot humor përcollën mesazhe që ndërthurin të qeshurën me reflektimin.
Regjisori Xhilberto Gega thotë se për realizimin e kësaj shfaqjeje ka bashkuar eksperiencat e tij artistike, duke synuar të sjellë në skenë një grotesk të veçantë dhe një qasje ndryshe teatrale.
Shfaqja zgjati më shumë se 60 minuta, ndërsa publiku e ndoqi me interes, duke mos i kursyer të qeshurat dhe duartrokitjet gjatë interpretimit të aktorëve.











Komente
Komento