Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

18 Nëntor 2026 | 09:31

Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike në detin e hapur ka bërë që Kapiteneria e Portit të Vlorës të ndalojë dhënien e lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 08:00 e datës 18 nëntor deri në orën 06:00 të datës 19 nëntor, në det pritet të fryjë erë nga drejtimi jug-jugperëndim me forcë 6-7 ballë dhe shpejtësi 15-20 metra në sekondë. Ndërkohë, lartësia e dallgëve parashikohet të arrijë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Kapiteneria u ka kërkuar subjekteve që ushtrojnë veprimtari detare të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve, me qëllim shmangien e situatave emergjente.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i kushteve atmosferike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 19 nëntor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshjet e shiut vijojnë në qarkun Shkodër, rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në disa akse rrugore

Situata hidrometeorologjike në qarkun Shkodër paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë natës. Megjithatë, në disa zona malore janë evidentuar rrëshqitje...
09:30 | 18/11/2026

Iu gjet drogë në qeli, procedohet penalisht i burgosuri në Fier

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me një sasi të dyshuar lënde narkotike,...
08:20 | 18/11/2026

Qori i prerë: Nuk ulem në tryezë me Berishën! Gjin Gjoni: Slogane bolshevike

Një diskutim është zhvilluar në emisionin “Now” në Euronews Albania, mes kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe deputetit demokrat, Gjin Gjoni. Qori ka përjashtuar...
22:27 | 17/11/2026