Një rast me malarie është konfirmuar në Shqipëri. Burime nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëjnë me dije për News24 se pacienti i prekur është një shtetas i huaj me origjinë nga Afrika.
Sipas të njëjtave burime, pacienti ndodhet në Spitalin Infektiv, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Mësohet se gjendja shëndetësore e tij është stabël dhe se trajtimi po vijon nën kujdesin e mjekëve.
