Harry Styles, Sam Fender dhe Billie Eilish janë emrat kryesorë të konfirmuar për edicionin e ardhshëm të Festivalit të Glastonbury-t, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në botë.
Një tjetër emër i madh që do t’i bashkohet festivalit është këngëtarja legjendare Cher, e cila do të performojë të dielën pasdite në skenën tradicionale të “Legjendave”.
Në listën e artistëve që do të ngjiten në skenën e Worthy Farm janë edhe Massive Attack, Lily Allen, Little Simz dhe Primal Scream.
Pjesëmarrja e këtyre emrave pritet ta kthejë edicionin e ardhshëm të Glastonbury-t në një nga ngjarjet më të komentuara muzikore, duke bashkuar artistë të brezave dhe rrymave të ndryshme muzikore.
