Kushtet hidrometeorologjike pritet të përkeqësohen në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur gjatë datave 18 dhe 19 nëntor.
Sipas njoftimit të Kapitenerisë së Portit Vlorë, duke filluar nga ora 08:00 e datës 18 nëntor, pritet erë nga jugu dhe jugperëndimi me forcë 6-7 ballë, shpejtësi 15-20 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve parashikohet nga 1.5 deri në 2.5 metra.
Për shkak të këtyre kushteve, është ndaluar dhënia e lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, deri në orën 06:00 të datës 19 nëntor.
Ndërkohë, subjekteve detare u kërkohet të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimin normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Përmirësimi i kushteve të motit për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 19 nëntor.
