Rusia akuzon Brukselin se po ushtron presion ndaj Listës Studentore në Serbi që të ndjekë politika, që sipas Moskës, bien në kundërshtim me interesat kombëtare serbe. Përmes Ministrisë së Jashtme, Rusia thotë se agjentët e saj të shërbimeve sekrete kanë siguruar informacione se udhëheqist e Bashkimit Europian janë të shqetësuar nga ngurrimi i Listës Studentore për të ndjekur verbërisht direktivat që vijnë nga Brukseli. “Deklaratat e drejtuesve të "Listës së Studentëve" se nuk janë të gatshëm të integrohen në një "Europë të bashkuar" në kurriz të interesave kombëtare, kanë shërbyer si një dush i ftohtë për burokratët e BE-së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.