Një aeroplan ngeci në bar, në aeroportin Heathrow të Londrës

Një aeroplan i British Airways ngeci në bar në aeroportin Heathrow, pasi doli nga rruga e lëvizjes tokësore.
Aeroplani Boeing 787 Dreamliner, që ishte nisur për në Lagos të Nigerisë, ngeci pasi rrota e tij e përparme përfundoi në bar, ndërsa po lëvizte nga porta drejt pistës, pak pas orës 10:00.
Një zëdhënës i aeroportit në Londrën perëndimore deklaroi se po punohet për ta kthyer aeroplanin në zonën e parkimit, duke shtuar se nuk ka pasur të lënduar dhe se incidenti nuk ka ndikuar në operacionet e tjera të aeroportit.
A British Airways flight bound for Lagos became stuck in the grass after its front wheel left the taxiway at Heathrow Airport. All passengers disembarked safely, with no injuries or disruption to wider airport operations. ➡️ https://t.co/tgCq2pDIZi https://t.co/uSz0Tk2nFG
— BBC London (@BBCLondonNews) November 17, 2026
Një zëdhënës i British Airways u shpreh: "U kërkojmë ndjesë të sinqertë klientëve tanë për ndërprerjen e fluturimit të tyre. Ekipet tona po punojnë për t'i nisur ata drejt destinacionit sa më shpejt të jetë e mundur dhe janë në kontakt me ta për të zgjidhur situatën".
Nuk është ende e qartë se përse ndodhi incidenti me fluturimin 75 të British Airways. /Telegrafi/






































