Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga burgu dhe ka caktuar masën arrest shtëpie për Enea Zyferin kamerieri i lokalit të Armand Shakajt, ky i fundit i dyshuar si autor i rrëmbimit dhe vrasjes së 34-vjeçarit Eglant Koçit në Tiranë në qershor të këtij viti.

Ndaj tij  rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit.

Trupi i pajetë i të riut Eglant Koci, u gjet në një humnerë në një zonë të thellë ne kufi mes Tiranës dhe Elbasanit, më 18 qershor.  Në zbardhjen e ngjarjes ndihmoi dëshmia e një kamerieri në lokalin e Armand Shakajt, I cili e pa shefin e tij të dalë nga zyra me qese të zeza, ku mendohet se kishte future trupin e copëtuar të të riut, pasi e kishte vrarë në zyrën e tij.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë