Pas urdhrit të arrestit, në Serbi kërkohen përgjigje për largimin e Radoiçiqit

Në Serbi po kërkohet të sqarohet kush ia mundësoi largimin Millan Radoiçiqit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë. Pyetjet u shtuan pasi Gjykata e Lartë në Beograd lëshoi të martën një fletarrestim për të.

Forumi për Siguri dhe Demokraci (FBD) u bëri thirrje institucioneve të sqarojnë sa më parë çdo rrethanë të zhdukjes së Radoiçiqit. Organizata vlerësoi se kjo çështje duhet të jetë përparësia kryesore e prokurorisë, policisë dhe shërbimeve të sigurisë, pasi, sipas saj, rasti dëshmon një gjendje alarmante në sektorin e sigurisë, raportoi agjencia Beta.

Të lidhura

None found

Sipas FBD-së, gjatë kohës që po konstituohen organet e reja të pushtetit, struktura parasigurie me lidhje në pjesë të pushtetit të kaluar mund t’i shkaktojnë Serbisë dëme të mëdha. Forumi paralajmëroi se këto struktura po përpiqen tani të fshijnë të gjitha gjurmët.

Edhe Savo Manojloviq, drejtuesi i lëvizjes “Kreni-Promeni”, kërkoi përgjigje. Siç raportoi portali KoSSev, ai shkroi në rrjetin X se institucionet duhet të tregojnë kush e lejoi Radoiçiqin të largohej megjithëse kishte ndalesë gjyqësore, kush e mbrojti dhe përse u mbajt heshtje për ditë të tëra.

Gjykata urdhëroi shpalljen e Radoiçiqit në kërkim dhe caktoi ndaj tij paraburgim deri në 30 ditë, pasi ai nuk u paraqit më 15 nëntor në stacionin policor të Savski Venacit. Dy ditë më herët, më 13 nëntor, ish-inspektori i shërbimit serb BIA, Milan Zvezdanoviq, tha në televizionin N1 se kishte informacione jozyrtare për largimin e tij drejt Rusisë. Këtë informacion nuk e ka konfirmuar asnjë institucion.

Në Kosovë, emri i Radoiçiqit renditet i pari në aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin e 24 shtatorit 2023. Gjatë atij sulmi u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.


Shtuar më 18.11.2026 10:07

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetbetsmovegrandpashabetjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet