Alizoti: Kanë kaluar 1 vit dhe Kuvendi nuk e ka futur në rend dite protestën e shqiptarëve! Të rinjtë janë pa të ardhme
Deputeti i PD Tomor Alizoti ka kundërshtuar kalendarin e punimeve në seancë plenare.
Në fjalën e tij, Alizoti tha se kanë kaluar 1 vit nga koha kur opozita ka kërkuar që në rend dite kanë depozituar kërkesën për të diskutuar për protestat.
Sipas tij, sot të rinjtë janë pa të ardhme ndaj dhe kanë dalë në shesh.
“Opozita ka sjellë 4 nisma ligjore dhe nuk janë në rendin e ditës. Janë gjëra që kanë ndodhur para 1 viti. Protesta e shqiptarëve, që ka folur paqrlamënti euriopian dhe mediat ndërkombëtare. kush është rendi i ditës së këtij kuvendi? Rendi i ditës duhet të ishte zemërimi i të rinjve, prindërve të tyre. Kuvendi nuk ka gjetur në një vit, një orë për këtë. Kur përdoret dhuna në demokraci tregon frikë. Aty ku ka frikë, nuk ka më besim. Si ka mundësi që Kuvendi nuk ka gjetur 1 orë të vetme të flasë për të rinjtë.
Të rinjtë protestojnë se janë pa të ardhme. Nuk fillon punë po mos jesh anëtarë i PS. Të rinjtë shqiptarë kanë 30 vite që enden rrugëve të europës. Protesta nuk është shifër, por zemërim i madh”, tha Alizoti.




