Falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq administratoren dhe pronarin e një kompanie
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim administratoren dhe pronarin e një kompanie të dyshuar për veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe falsifikimit të dokumenteve.
Për të dy shtetasit është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Hetimet nisën pas kallëzimit të njërit prej bashkëortakëve të kompanisë, i cili pretendoi se vëllai i tij kishte falsifikuar nënshkrimin e tij në disa vendime të asamblesë së ortakëve, duke i paraqitur ato si dokumente të miratuara dhe të nënshkruara rregullisht.
Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit tatimor në ambientet e kompanisë u zbulua përdorimi i dy sistemeve të ndryshme të mbajtjes së të dhënave kontabël. Njëri përmbante fatura të brendshme të lëshuara, por të pafiskalizuara, ndërsa tjetri faturat e fiskalizuara.
Nga hetimi tatimor është përcaktuar një detyrim në principal prej 11.707.612 lekësh, ndërsa organi i akuzës dyshon se janë mbajtur regjistrime paralele të shitjeve reale dhe janë deklaruar vlera më të ulëta, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës:
Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në veri të vendit, alarmi për Shkodrën dhe Kukësin
Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit
Reshjet e shiut vijojnë në qarkun Shkodër, rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në disa akse rrugore
- 10:15 Brazil, një fis që jeton i izoluar në Amazonë shfaqet papritur në një fshat duke kërkuar ushqim (VIDEO)
- 10:12 Bllokimet teknologjike, Rubio: SHBA nuk është nën sulm kibernetik
- 10:10 Projektbuxheti 2027 diskutohet sot në Parlament, në rend dite edhe paketa fiskale
- 10:08 Ish-këshilltari i shefit të UNMIK-ut me mesazh për Serbinë: BE-ja do të kërkojë qasje konstruktive ndaj Kosovës
- 10:03 PS mbledh grupin parlamentar para shqyrtimit të buxhetit 2027, Rama mbërrin në Parlament
- 09:50 Ministri ukrainas: Do të trefishojmë prodhimin e armëve me rreze të gjatë për sulme ndaj Rusisë