Alizoti: Vetëm Kuvendi nuk flet për protestën e shqiptarëve, jemi në autokraci

18 Nëntor 2026 | 10:26

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, kritikoi Kuvendin për mungesën e një qëndrimi lidhur me protestën që po zhvillohet prej muajsh në vend.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të së mërkurës, Alizoti e cilësoi situatën si një krizë të madhe politike, duke deklaruar se vendi po shkon drejt autokracisë.

Në nisje të seancës, ku në fokus është shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe paketës fiskale, deputeti demokrat ngriti shqetësimin për faktin se Kuvendi nuk ka gjetur kohë për të diskutuar mbi protestën e qytetarëve dhe të rinjve.

“Unë nuk e kuptoj si Kuvendi nuk ka gjetur një orë të vetme të flasë për protestën e të rinjve. Protesta është një zemërim i madh, është krizë e madhe politike. Nëse një parti sot, pas 30 vjetësh demokraci, i ngjan partisë së Enverit, kemi kaluar në autokraci. Politika përfundon aty ku hyn dhuna, nuk mbahet pushteti me dhunë. Pushteti është vetëm besim, sidomos në demokraci”, u shpreh Alizoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektbuxheti 2027 diskutohet sot në Parlament, në rend dite edhe paketa fiskale

Parlamenti është mbledhur këtë të mërkurë në seancë plenare, ku në qendër të diskutimeve është shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe paketa...
10:10 | 18/11/2026

PS mbledh grupin parlamentar para shqyrtimit të buxhetit 2027, Rama mbërrin në Parlament

Pak para nisjes së seancës plenare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar në ambientet e Parlamentit. Në mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama,...
10:03 | 18/11/2026

Qori i prerë: Nuk ulem në tryezë me Berishën! Gjin Gjoni: Slogane bolshevike

Një diskutim është zhvilluar në emisionin “Now” në Euronews Albania, mes kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe deputetit demokrat, Gjin Gjoni. Qori ka përjashtuar...
22:27 | 17/11/2026