Në seancën plenare në Kuvend, Tomor Alizoti u ndal te protestat në Tiranë duke ngritur shqetësimin se në Kuvend nuk është vendosur në rend dite diskutimi për shqetësimet e të rinjve që protestojnë.

Gjatë fjalës së tij, Alizoti u shpreh kritik ndaj mazhorancës, ndërsa u ndal edhe te skandali i SHISH duke thënë se u pa qartë që drejtoresha e SHISH i shërbente krimit. Të rinjtë theksoi ai janë pa të ardhme në Shqipëri për shkak të keqqeverisjes.

“Opozita ka sjellë 4 nisma që nuk i keni vënë në rendin e ditës Dhe ky është I vetmi Kuvend që nuk vë një gjë që ka ndodhur në Shqipëri, që është protesta. Kanë folur mediat ndërkombëtare vetëm parlamenti i Shqipërisë nuk flet për protestat e shqiptarëve. Çfarë përfaqëson ky Kuvend? Rendi i ditës duhet të ishte zemërimi shoqëror, i të rinjve që janë pa të ardhme dhe I prindërve të të rinjve…Edhe ata që protestojnë janë shqiptarë. Politika është përfaqësim dhe besim. Po të flas për Durrësin dhe Elbasanin e hap librin dhe unë…Por nuk është kjo sot po flas për rinjtë…Lideri global i thotë të rinjve F…është problem shumë I madh se unë se them do atë fjalë…Nëse një polici i dhunon i riu shqiptar është pa të ardhme. Pushteti shqiptar, ka një sfidë , paratë e veta. Një polici e inkriminuar, dhunon njerëzit që luftojnë për liri dhe janë shoferë të Agasit, SHISH, drejtoresha i shërben krimit. Në moment që përdoret dhunë e frikë dhe ia fusni shokëve tuaj, ka rënë pushteti…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb