Wednesday / November 18 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Kuriozitete

Këshilla nga stjuardesat për një fluturim më të qetë

Share Share Icon

Qoftë një fluturim prej dy orësh apo dymbëdhjetë, dhjetëra, madje qindra njerëz ndajnë të njëjtën hapësirë të kufizuar.

“Avioni është një qytet i përkohshëm”, thotë Sophie Vancaeneghem, ish-stjuardesë e Air Belgium dhe Qatar Airways.

Ajo dhe dy ish-pjesëtare të tjera të ekuipazhit japin gjashtë këshilla për një udhëtim më të qetë.

1. Hipni sipas radhës

Prisni derisa të thirret grupi juaj ose rreshti ku keni vendin. Grumbullimi te porta e nisjes mund ta ngadalësojë hipjen në avion, thotë ish-stjuardesa LaWana Boone.

Vancaeneghem kujton pasagjerë që shtynin të tjerët për të hyrë të parët dhe më pas prisnin njëzet minuta në korridor.

2. Përgatituni për pesë minutat e para

Mbajeni gati kartën e imbarkimit për skanim. Para se të hipni, nxirrni nga bagazhi i dorës kufjet, librin ose ilaçet që do t’ju duhen gjatë fluturimit.

Kështu, kur të arrini te sedilja juaj, pasagjerët pas jush mund të vazhdojnë të ecin, shpjegon ish-stjuardesa Saskia Jackson. Kur përsëriten për qindra pasagjerë, edhe pak sekonda pritjeje mund ta vonojnë nisjen, shton Vancaeneghem.

3. Vonesat shpesh janë jashtë kontrollit të ekuipazhit

Moti i keq, kontrollet teknike ose vështirësitë në ngarkimin e bagazheve mund ta shtyjnë nisjen. “Një vonesë prek të gjithë, edhe ekuipazhin”, thotë Vancaeneghem.

Personeli i kabinës mund të ndërhyjë në një mosmarrëveshje mes pasagjerëve, t’ju ndihmojë të gjeni vend për bagazhin e dorës ose t’ju sjellë një zgjatues për rripin e sigurimit.

4. Respektoni hapësirën e përbashkët

Përdorni kufje dhe shmangni ushqimet me erë të fortë. Para se ta ulni mbështetësen e sediljes, njoftoni pasagjerin prapa jush.

Mbajini këmbët jashtë korridorit dhe ndani mbështetëset e krahëve me pasagjerët ngjitur. Edhe shtypja me forcë e ekranit në sediljen përpara ose trokitjet mbi tavolinën e palosshme mund t’i bezdisin ata përreth.

5. Siguria është detyra kryesore e ekuipazhit

Shërbimi i ushqimit dhe i pijeve është pjesa e punës që pasagjerët shohin më shpesh. E

kuipazhi stërvitet për të dhënë ndihmën e parë, për të shuar zjarre, për të menaxhuar konflikte dhe për të evakuuar avionin në rast emergjence. “Stërvitemi për të evakuuar qindra njerëz në 90 sekonda, në kushte ekstreme”, thotë Jackson.

6. Kushtojini vëmendje udhëzimeve

Mbajini dokumentet gati, përshëndeteni ekuipazhin dhe prisni radhën kur të dilni nga avioni. Gjatë demonstrimit të sigurisë, hiqini kufjet dhe dëgjoni udhëzimet, duke i lënë edhe pasagjerët e tjerë t’i dëgjojnë pa ndërprerje.

Kjo ka rëndësi të veçantë nëse jeni ulur në rreshtin pranë një daljeje emergjence, ku ekuipazhi mund t’ju kërkojë të ndihmoni gjatë evakuimit. / Yahoo Life

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Çmimi Booker 2026 i jepet romanit postapokaliptik “Fundi i gjithçkaje”

Shkrimtari M John Harrison është bërë fituesi më i moshuar në historinë e çmimit letrar Booker, pasi u vlerësua për romanin e tij postapokaliptik “...

Nov 10, 2026 4 Min Lexim

37 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, çfarë ka mbetur sot nga simboli i Luftës së Ftohtë

Më 9 nëntor 1989, mijëra gjermanë kaluan për herë të parë lirisht nga Berlini Lindor në atë Perëndimor, duke i dhënë fund një ndarjeje që kishte zg...

Nov 9, 2026 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!