Xi e pret Trumpin në aeroportin e Shenzhenit në Kinë, me një ceremoni të veçantë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Shenzhen të Kinës, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga presidenti kinez, Xi Jinping.
Xi e priti personalisht Trumpin në pistën e aeroportit, një nderim i rrallë për një lider të huaj, pasi presidenti kinez zakonisht nuk i pret personalisht krerët e shteteve kur zbresin nga aeroplanët.

Kjo pritje konsiderohet edhe si një gjest reciprok, pasi Trump e kishte pritur Xi Jinpingun në pistën e aeroportit gjatë vizitës së tij shtetërore në SHBA, në shtator.
Trump u përshëndet edhe me një përqafim nga presidenti kinez.
Xi Jinping once again holds a welcoming ceremony for Trump as he arrives in China. https://t.co/yntHotnlWv
— Clash Report (@clashreport) November 18, 2026
Të dy liderët kaluan pranë gardës së nderit të ushtarëve kinezë dhe turmave që valëvisnin flamuj amerikanë e kinezë.
Ceremonia përfshinte gjithashtu orkestër ushtarake dhe ekzekutimin e himneve kombëtare të të dy vendeve, një tjetër nderim që nuk u ishte bërë shumicës së liderëve të tjerë pjesëmarrës në samitin e APEC-ut.
Trump përshëndeti me nderim gjatë ekzekutimit të himnit amerikan, ndërsa në aeroport u prit edhe nga qytetarë me flamuj dhe lule.

Presidenti amerikan ka mbërritur në Kinë për takimin me Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin e Rusisë.
Marrëdhënia midis këtyre tri vendeve ka një ndikim të konsiderueshëm në politikën globale, sigurinë dhe ekonominë ndërkombëtare.
Trump arrives in China, where he is personally welcomed by Xi Jinping. https://t.co/bTt8haeSMl
— Clash Report (@clashreport) November 18, 2026
Armët bërthamore, lufta në Iran dhe inteligjenca artificiale pritet të jenë pjesë e agjendës.
Takimi ka gjasa të jetë gjithashtu veçanërisht i rëndësishëm për Ukrainën.

Pushtimi rus mbetet një nga sfidat më të mëdha për sigurinë evropiane, dhe çdo diskutim midis Trumpit, Putinit dhe Xi-së do të ndiqet me vëmendje të madhe në Kiev dhe në mbarë kontinentin. /Telegrafi/






































