Reshjet e dendura të shiut nxjerrin lumin nga shtrati, rrugët dhe makinat mbulohen nga uji

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2026, 10:45

Reshjet e dendura të shiut të regjistruara gjatë ditës së sotme kanë sjellë probleme në zonën e Klosit. Në fshatin Dars, prurjet e shumta të ujit kanë bërë që lumi të dalë nga shtrati, duke depërtuar në tokat bujqësore dhe duke përfshirë edhe rrugën.

Situata është shqetësuese për banorët e zonës, pasi dalja e lumit në rrugë ka krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Reshjet e vazhdueshme dhe prurjet e larta të ujit kërkojnë vëmendje të shtuar, ndërsa situata duhet të ndiqet nga strukturat përgjegjëse për të vlerësuar gjendjen në terren dhe për të marrë masat e nevojshme.

Banorët dhe drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin kalimin në segmentet e mbuluara nga uji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit