Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha në Kuvend se mazhoranca ka humbur legjitimitetin për të diskutuar pwr buxhetin. Ai akuzoi qeverinë se ka mbrojtur korrupsionin dhe tha se paketa fiskale do të rrisë taksat e çmimet dhe do të nxisë largimin e shqiptarëve.
“A e kuptoni ju që s’keni asnjë të drejtë morale e ligjore të merreni me buxhetin? Nuk keni asnjë të drejtë të merreni me çështje buxheti. Ju keni humbur çdo lloj legjitimiteti. Ju keni mbrojtur korrupsionin. Çfarë buxheti do të miratoni ju? 10 miliardë vjedhje, me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve. A jetoni në Shqipëri? Eurostat deklaroi dje se për shqiptarët të ardhurat janë rritur, varfëria është shtuar. Padrino, me kartelet e drogës, ka zhytur Shqipërinë në narkoeuro. Tani do t’u rrisni edhe taksat, çmimet. Me këtë paketë do t’i përzini prapë. Të parët që duhen përzënë nga Shqipëria jeni ju, por s’do t’ju përzëmë. Do të shkoni atje ku e keni vendin”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Kuvend/ Rama: Buxhet historik, prek tavanin e 10 miliardë eurove, kemi trefishuar ekonominë! PD lë sallën në shenjë proteste










