Rama në Kuvend për buxhetin 2027: Lehtësira fiskale, ulje taksash dhe mbështetje për pensionistët

18 Nëntor 2026 | 11:05

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2027, kryeministri Edi Rama ka theksuar se ajo synon uljen e kostos së jetesës për familjet shqiptare, lehtësimin e barrës fiskale për shtresën e mesme dhe rritjen e mbështetjes për pensionistët dhe qytetarët në nevojë.

“Partia Socialiste e Shqipërisë falë krijimit të mundësive të reja të ekonomisë me këtë buxhet ul drejtëperdrejtë koston e jetesës për familjet shqiptare duke lehtësuar barren fiskale për shtresën e mesme dhe duke rritur mbështetjen për pensionistët dhe ata në nevojë.

E nis nga kjo sepse e kemi degjuar shpesh sikur këto masa ishin çështje dëshirash. Janë kundërvënë sikur ne se kishim dëshirën për ti marrë më parë këto masa. Arsyeja pse shumica n na kanë votuar dhe do vazhdojnë të na voitojë qëndron tek e vërteta që ndan shqiptarët që janë jashtë kësaj salle me këta që janë në sallë, që s’kanë lidhje me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, tha kryeministri.

Rama u ndal gjithashtu te masat për uljen e taksave mbi produktet bazë dhe karburantin, si dhe rritjen e pensioneve, duke argumentuar se realizimi i këtyre zotimeve është bërë i mundur falë rritjes së ekonomisë dhe të ardhurave në buxhetin e shtetit.

“Mos i bëni shqiptarët për budallenj se shqiptarët të japin ujë në bishtin e lugës. Dëshirën për të ulur taksat e ushqimeve bazë e kemi pasur që në krye të herës dhe e kemi të shkruar në programin bazë të këtyre mandateve. Dëshirën për të lehtësuar barrën e  karburantit, arsyeja pse barra ka qene më e lartë sesa në vendet e rajonit është se në strukturën e çmimit ne kemi ende sot por nuk do kemi më duke filluar nga 1 janari, taksën e qarkullimit.

Dëshirën për të rritur pensionet, për ata që duan të kenë mundësinë të jetojnë këtu, e kemi pasur me kohë por nuk janë dëshirat që mbushin arkën e shtetit, që përcaktojnë rrugën e një qeverisjeje, nuk janë dëshirat që e bëjnë një qeveri më të mirë por është ekonomia që mbush arkën e shtetit, që përcakton shpejtësinë e rrugës, që e bën qeverinë më të mirë kur ajo ka mundësi të rishpërndajë më shumë. Ndryshimi mes asaj që do të bësh dhe asaj që je në gjendje të bësh, është dallimi mes premtimeve që mbeten në ajër dhe zotimeve që nuk harrohen por që me këmbëngulje përmbushen duke mbushur arkën e shtetit për ti mbajtur ato zotime”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një rast malarje në Spitalin Infektiv, pacienti shtetas i huaj. U largua pas trajtimit mjekësor

Një shtetas i huaj i prekur nga malarja është trajtuar në Spitalin Infektiv në QSUT. Burime zyrtare bëjnë me dije se pacienti është larguar nga...
11:05 | 18/11/2026

DASH miraton shitjen e sistemit raketor HIMARS për Shqipërinë, paketa kap vlerën e 210 mln $

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, në një paketë ushtarake që kap vlerën e rreth 210...
10:39 | 18/11/2026

Falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq administratoren dhe pronarin e një kompanie

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim administratoren dhe pronarin e një kompanie të dyshuar për veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe falsifikimit...
10:22 | 18/11/2026