Gjendja shëndetësore e bashkëshortes arsyeja e ardhjes së Jakup Krasniqit në Kosovë

18 Nëntor 2026 | 11:16

Kjo është hera e dytë që Jakup Krasniqi vjen në Kosovë që nga dërgimi i tij në Hagë. Jakup Krasniqi është nisur nga Haga drejt Kosovës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Me këtë udhëtim, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës do ta vizitojë atdheun për herë të dytë që nga arrestimi dhe dërgimi i tij në Hagë.

Vizita e tij e parë në Kosovë pas arrestimit u realizua më 10 tetor 2024, pasi mori lejen përkatëse nga Dhomat e Specializuara. Atëkohë, qëndrimi i tij u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me përcjelljen e vazhdueshme të zyrtarëve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë asaj vizite, Krasniqi fillimisht qëndroi në varrezat e Negrocit, ku bëri homazhe te varri i vëllait të tij, Azem Krasniqi.

Homazhet i realizoi nën mbikëqyrjen e katër zyrtarëve të huaj, të angazhuar për ta përcjellë gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë.

Ndërkaq, më 16 shtator, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i shefit të UNMIK-ut me mesazh për Serbinë: BE-ja do të kërkojë qasje konstruktive ndaj Kosovës

Reformat në sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i lirisë së medias do të jenë prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian ndaj qeverisë së...
10:08 | 18/11/2026

Karton i kuq për Hajrizin, Irlanda kalon në avantazh ndaj Kosovës

Irlanda ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Kosovës në ndeshjen që po zhvillohet në Dublin, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kreshnik Hajrizi u ndëshkua...
21:27 | 17/11/2026

Ka nisur ndeshja Irlandë-Kosovë, dardanët kërkojnë pikën vendimtare në Dublin

Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin...
21:03 | 17/11/2026