Kryeministri Edi Rama e cilësoi historik buxhetin e ri të shtetit, gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke deklaruar se për herë të parë ai arrin vlerën e 10 miliardë eurove.
Rama tha se rëndësia e këtij buxheti nuk lidhet vetëm me madhësinë e tij, por edhe me atë që e cilësoi si ulje të kostos së jetesës për qytetarët, lehtësim të barrës fiskale për shtresën e mesme dhe rritje të mbështetjes për pensionistët dhe shtresat në nevojë.
“Buxheti është historik për Shqipërinë, pasi për herë të parë buxheti prek 10 miliardë euro. Por, ky buxhet është i rëndësishëm jo vetëm për këtë fakt. Është i rëndësishëm edhe për faktin se shumica qeverisëse, falë krijimit të mundësive të reja të ekonomisë, me këtë buxhet ul atë që është fjala kyçe në Shqipëri: koston e jetesës. Lehtëson barrën fiskale për shtresën e mesme dhe vazhdon të rrisë mbështetjen për pensionistët dhe për ata që janë në nevojë”, deklaroi kryeministri.
Më tej, Rama iu referua edhe raportit të progresit të Bashkimit Europian, duke thënë se ai përmban arsyet për të cilat qeveria duhet të vijojë punën e saj.
Gjatë fjalës në Kuvend, kryeministri ironizoi edhe opozitën, duke u shprehur: “Të jesh në pushtet dhe të protestojnë kundër teje, është normale; të jesh në opozitë dhe të mos të të lejojnë t’i afrohesh protestës, është gjëja më e dhimbshme”.a.b





