Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër–Koplik, në zonën e Shtojit, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Si pasojë e aksidentit, 6 persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe po kryejnë ekzaminimet përkatëse, ndërsa njëri prej tyre raportohet në gjendje të rëndë.
“Më datë 18.11.2026, rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, janë përplasur 2 automjete tip “Mercedes-Benz”. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 6 shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi D. R., 33 vjeç, është në gjendje të rëndë, ndërsa 5 shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.














