Rama në Kuvend: Ulim TVSH-në në 6% për 54 produkte ushqimore, 150 milionë euro lehtësim për familjet
Gjatë diskutimeve në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, kryeministri Edi Rama u ndal te ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës ushqimore.
Rama e cilësoi këtë masë si një lehtësim të drejtpërdrejtë për familjet shqiptare, duke deklaruar se do të lërë 150 milionë euro në vit në buxhetet familjare.
“Vijmë këtu për të miratuar uljen e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës ushqimore. Kjo është një masë që ne na jep kënaqësinë e veçantë, që mund të na i japë vetëm politika, kur bëhet forcë e përbashkët për të sjellë rezultate për të ndryshuar jetën e njerëzve. Ky është një lehtësim që lë 150 milionë euro çdo vit në arkën e familjeve. Ne s’po e ulim TVSH-në që diferencën ta fusin në xhep tregtarët”, tha kryeministri.
Mes të tjerash ai theksoi se do të forcohen mekanizmat e transparencës dhe kontrollit të çmimeve, për të shmangur përfitimin e tregtarëve nga kjo ulje.
“Kjo masë do të shoqërohet me fuqizimin e pasqyrës së çmimeve dhe mekanizmave të transparencës dhe kontrollit të tregut. Ne mbetemi besnik të asaj që jemi, përsa jemi pjesë e kësaj partie. Ne jemi partia që mendon më shumë për ata që fitojnë më pak. Ne s’duam më pak njerëz të pasur në Shqipëri. Duam njerëz të suksesshëm, që krijojnë vende pune për të tjerët. Problemi ynë nuk janë të pasurit, por hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë më pak. Ne jemi me sipërmarrjen. S’ka asgjë të padrejtë që ata fitojnë më shumë të mos-kontribuajnë më shumë. E drejta e do që ata që fitojnë më pak të kenë mundësi të përfitojnë më shumë nga një shoqëri, falë atyre që fitojnë më shumë”, tha kryeministri Rama.
Berisha në Kuvend: Shqiptarët janë më të varfrit në Evropë, paketa fiskale rëndon qytetarët
Aksident në aksin Shkodër–Koplik, përplasen dy automjete në Shtoj, disa të plagosur
Rama në Kuvend për buxhetin 2027: Lehtësira fiskale, ulje taksash dhe mbështetje për pensionistët
- 11:25 Rama prezanton buxhetin 2027: Dyfishim i bonusit për pensionistët dhe ligj i ri strehimi për të rinjtë
- 11:16 Gjendja shëndetësore e bashkëshortes arsyeja e ardhjes së Jakup Krasniqit në Kosovë
- 11:13 Berisha në Kuvend: Shqiptarët janë më të varfrit në Evropë, paketa fiskale rëndon qytetarët
- 11:11 Aksident në aksin Shkodër–Koplik, përplasen dy automjete në Shtoj, disa të plagosur
- 11:05 Rama në Kuvend për buxhetin 2027: Lehtësira fiskale, ulje taksash dhe mbështetje për pensionistët
- 11:05 Një rast malarje në Spitalin Infektiv, pacienti shtetas i huaj. U largua pas trajtimit mjekësor