Cila është kombëtarja që nuk shënoi asnjë gol në gjashtë ndeshje të Ligës së Kombeve?

Njëra prej 54 kombëtareve pjesëmarrëse në edicionin 2026/27 të Ligës së Kombeve ka regjistruar një statistikë tejet negative, duke mos arritur të shënojë asnjë gol në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në fazën e grupeve.
Bëhet fjalë për Gjeorgjinë, e cila e mbylli këtë edicion me një rekord të padëshiruar, duke u bërë përfaqësuesja e vetme në të katër ligat e garës që nuk arriti të realizojë asnjë gol.
Humbja e fundit erdhi më 17 nëntor, kur Ukraina e mposhti me rezultat 1-0, në një takim ku golin e vetëm e shënoi Danylo Sikan.

Për ta bërë edhe më të pazakontë këtë statistikë, skuadrat me bilancin e dytë më të dobët ofensiv janë Lihtenshtajni dhe Maqedonia e Veriut, me vetëm nga një gol të shënuar.
Lihtenshtajni e realizoi këtë gol në katër ndeshje në Ligën D, ndërsa Maqedonia e Veriut në gjashtë takime në Ligën B.
Gjeorgjia garoi në Grupin 2 të Ligës B, së bashku me Ukrainën, Hungarinë dhe Irlandën e Veriut.
Në gjashtë xhirot e zhvilluara, regjistroi dy barazime pa gola, ndaj Ukrainës dhe Irlandës së Veriut, si dhe katër humbje.
Pavarësisht se nuk arriti të shënonte, Gjeorgjia pësoi vetëm pesë gola gjatë kësaj faze të garës.
Me dy pikë të grumbulluara, ajo përfundoi në vendin e fundit të grupit dhe në pranverë do të luajë në playoff-in e rënies nga liga, ku do të kërkojë të sigurojë mbijetesën në Ligën B. /Telegrafi/











































