Vendosni fjalën kyçe....

Rama prezanton nismat për pensionet, bonusin e bebes dhe bursat e studentëve: Janë 20 miliardë lekë në këtë buxhet


Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend disa prej masave të parashikuara në buxhetin e ri, duke u ndalur te rritja e pensioneve, mbështetja për familjet me fëmijë dhe bursat për studentët nga familjet në nevojë.

Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se nga 1 korriku bonusi i bebes do të zëvendësohet me një mbështetje financiare të shtrirë në kohë, deri kur fëmija të mbushë 5 vjeç.

“Këta honxhobonxhot këtu kujtojnë se mund ti torollisin pensionistët me kokëposhtë. Por pensionistët e dinë se si është të rrisësh ekonominë me mund. Ndërkohë realiteti i tyre është ende shumë i vështirë.

Kanë kontribuar për vendim shumë më tepër se këta që ikën dhe plot të tjerë që kanë ikur më parë. Ne nuk mund të mbetemi tek entuziazmi për rritjen ekonomike.

Ne i qëndrojmë detyrimit tonë ndaj tyre. Por edhe pensionet nuk rriten nga dëshira por rriten me ekonomi. Nga janari të dyfishojmë rritjen e vitit që po lëmë pas dhe t’i qëndrojmë këtij zotimi çdo vit pasardhës me dyfishim krahasimisht me vitin e parë të këtij procesi.

Janë 20 mld në këtë buxhet që janë vetëm për këtë dyfishim të rritjes. Indeksimi afrohet në muajin prill dhe është një fond shtesë prej 4 mld…

Koha që të ndahen kategoritë, apartamente te dyta janë një gjë, vilat në bregdet janënjë gjë tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për makinat e luksit ashtu sikundër për ne mbetet e rëndësishme që të rinjtë të kenë më shumë mundësi të ndërtojnë jetën këtu duke mos pasur frikë të ndërtojnë një familje për shkak të pamundësisë për të pasur një strehë.

Kemi ndryshuar një politikë duke propozuar që nga bonusi i bebes, nga 1 korriku familjet të marrin një ndihmë të shtrirë në kohë derisa fëmija të mbushë 5 vjeç.

Studentët që vijnë nga familjet në nevojë, ndihma do të shkojë nga 10 mijë në 25 mijë lekë në muaj dhe do të shtrihet edhe në nivelin master”, tha ai.