Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka miratuar shitjen e pajisjeve ushtarake për Shqipërinë, që përfshin Sisteme Raketore Artilerie me Lëvizshmëri të Lartë të njohur si HIMARS dhe pajisje të tjera të lidhura me to. Kostoja totale e vlerësuar është 210 milionë dollarë. Për këtë blerje, Shqipëria do të përdorë fonde nga programi i Financimit Ushtarak të Huaj, pjesë e të cilit është edhe kredia prej 320 milionë dollarësh që SHBA dha për vendin tonë. Sipas Departamentit të Shtetit, Qeveria shqiptare ka kërkuar të blejë: dy Sisteme Raketore Artilerie gjashtë njësi me raketa të drejtuara, të pajisura me sisteme shtytëse, gjashtë njësi me raketa me kokë luftarake alternative; tetë Sisteme Ndërkombëtare të të Dhënave Taktike për Artilerinë në Fushën e Betejës; si dhe dy automjete me rrota, shumëfunksionale dhe me lëvizshmëri të lartë.