Kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit pas fjalës së tij, ndërsa fjalën e mori kreu i PD Sali Berisha.
Nga foltorja kryedemokrati nuk i kurseu akuzat ndaj Ramës, duke e cilësuar largimin e tij si një akt frike.
Berisha e bëri Ramën përgjegjës për korrupsionin, trafikun e drogës dhe keqqeverisjen, duke e akuzuar se ka ndërtuar në Shqipëri atë që ai e quajti “narkoshtet”.
“Ia mbathi…Siç e patë vetë padrino ia mbathi me bisht ndër shalë, sepse e din që kjo është fundit herë që ai paraqet buxhet në këtë sallë. Ia mbathi si hajduti më i madh i kombit shqiptar në histori.
Ia mbathi si një kufomë e pakallur e cila është e pushtuar nga frika deri në palcë dhe mosbesimi gjer në qiell…Ia mbathi se kanë mbërthyer për fyti krimet që kanë kryer.
Nuk rri dot, ja ka lënë këta…Shihini vetë anëtarët e tjerë të organizatës. Para jush sot u paraqit njeriu që do të mbyllë qeverisjen e tij me aktet e turpit me krimet më të rënda ndaj shqiptarëve.
Edi Rama ndërtoi në këtë vend, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në europë, ndërtoi republikën e narkoeurove dhe narkobetonit. Dhe me këtë faktor shkatërroi në mënyrë të rrufeshme ekonominë shqiptarë qënien shqiptare.
Ka vende në të cilat kryeministrat abuzojnë, ka vende në të cilat kryeministrat mund të jenë të korruptuar por ka vetëm një vend në europë në të cilën kryeministri ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm e shtroi Shqipërinë në eksportuarn e kanabisit, vendosi bashkëpunimin e policisë me kartelet.
Ka nxjerrë këtë vit qindra qindra thasë lekë të prera për të blerë eurot. Ka blerë 1 mld euro. Ka rritur çmimet në kurriztë qytetarëve”, tha ai.











