Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konfirmuar për mediat në Kosovë se Jakup Krasniqit i është miratuar një vizitë në Kosovë.

Në përgjigjen zyrtare theksohet se kjo është vizita e 15-të e një të paraburgosuri në Kosovë, e autorizuar nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për arsye familjare.

Megjithatë, gjykata nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me kohëzgjatjen e qëndrimit të Krasniqit në Kosovë apo arsyet konkrete të vizitës.

Kjo është hera e dytë që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës vjen në vendlindje gjatë qëndrimit në paraburgim në Hagë. Herën e parë, atij iu lejua të qëndronte në Kosovë pas vdekjes së vëllait të tij.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues i ka udhëzuar Sekretariatin të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Jakup Krasniqin. Kjo është vizita e 15-të e tillë nga një i paraburgosur në Kosovë, e urdhëruar nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e menaxhuar nga gjykata deri më sot”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Jakup Krasniqi, një nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb