Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend akuzoi socialistët si të përfshirë në afera korruptive, ndaj edhe heshtin para kryeministrit Edi Rama.
Berisha i përmendi socialistëve Asamblenë e PS të mbajtur në Gjirin e Lalëzit, ku raportohet se Rama i tha të vetëve se “pa mua jeni një m*t”.
Ai akuzoi Ballukun për vjedhjen e 50 mln eurove në Tunelin e Llogarasë, ndërsa deklaroi se në Ankara shkoi bashkë me Edi Ramën.
“Hajdut si ju nuk ka parë toka. Ju do keni një fat që meritoni, por nuk do shpëtoni nga kjo.
Sepse ju bëheni një më ta. Ai edhe kur ju quajti ashtu siç e meritoni në Lalëz, ju heshtët, nuk thatë asnjë fjalë dot. Pse? Sepse jeni të zhytur.
Sepse po të ishit të lirë s’guxonte kush të thotë një fjalë, por jeni të zhytur, jeni të krimbur.
Po tuneli i Llogarasë, kush e coi Lubinë në Ankara? Shkoi vetë apo e coi Palloshi? Në Ankara e çoi Palloshi, dhe atje me palloshin 50 mln euro. Po aeroporti i Vlorës? 130 mln euro, kanë firmosur si hajdutë të tmerrshëm për të paguar mungesë biletash 10 mln cdo vit për 13 vite.”, tha kreu i PD.













