E mërkurë, 18 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, momenti kur takon familjarët në shtëpi
Bota

Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, momenti kur takon familjarët në shtëpi

Jakup Krasniqi është rikthyer për një vizitë në Kosovë, ku është pritur nga familjarët në banesën e tij në lagjen Velania të Prishtinës. Kjo vizitë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, ndërsa qëndrimi i ish-zëdhënësit të UÇK-së në vend do të jetë i kufizuar vetëm gjatë ditës së sotme.

Pamjet e mbërritjes së tij tregojnë momentin kur familjarët e presin te dera e banesës, në një takim familjar pas një periudhe të gjatë larg vendit.

Pranë banesës janë vërejtur edhe efektivë të misionit të EULEX-it, ndërsa vizita e Krasniqit shënon herën e dytë që ai kthehet në Kosovë pas transferimit në Hagë, më shumë se pesë vite më parë.

Gjatë luftës në Kosovë, Krasniqi ishte një nga figurat kryesore të komunikimit publik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një prej zërave të saj në raport me komunitetin ndërkombëtar.

Rikthimi i tij në Kosovë vjen pas zhvillimeve në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ai u dënua me 25 vite burgim për akuza që lidhen me krime lufte.

Në të njëjtin proces janë përfshirë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-pjesëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.