Kryesore

Elisa Spiropali mbetet në grupin e PS? Deputetët nuk votojnë kërkesën e Ramës. Edhe karrigia e saj në Kuvend nuk preket

12:24 - 18.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht propozimit të Edi Ramës për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste, duket se situata e saj brenda grupit parlamentar të PS-së mbetet e pandryshuar.

Gazeta Shqiptare mëson se deputetët socialistë, të mbledhur sot në një takim pa praninë e kryeministrit Edi Rama, nuk kanë votuar për përjashtimin e Spiropalit nga grupi parlamentar. Ajo rezulton ende pjesë e grupit të Partisë Socialiste. Vetë ish-ministrja e Jashtme nuk ishte e pranishme në mbledhjen e grupit.

Ndërkohë, një tjetër detaj që tërheq vëmendjen lidhet me pozicionin e saj në sallën e Kuvendit. Gjatë seancës së sotme plenare, kamerat kanë fiksuar vendet e deputetëve, ku është vënë re se karrigia e Elisa Spiropalit nuk është zhvendosur dhe vijon të jetë në rreshtat e dedikuar për mazhorancën.

Kujtojmë se gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të zhvilluar të shtunën, Edi Rama propozoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga forumet drejtuese të PS-së.

Megjithatë, deri më tani, Spiropali vijon të figurojë si pjesë e grupit parlamentar socialist, ndërsa vendi i saj në sallën e Kuvendit mbetet në krahun e mazhorancës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.