LeBron James padit kompaninë e basteve sportive: Përdori imazhin dhe zërin e tij pa leje
Ylli i NBA-së, LeBron James, ka paditur kompaninë PlayVision Inc. dhe dy bashkëthemeluesit e saj, duke i akuzuar se kanë përdorur pa autorizim nofkën, imazhin dhe zërin e tij për të promovuar një aplikacion bastesh sportive të bazuar në inteligjencën artificiale.
Padia është depozituar të martën në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për Qarkun Jugor të Nju Jorkut nga James dhe kompania e tij LBJ Trademarks LLC.
Sipas pretendimeve në padi, zhvilluesit e kanë quajtur qëllimisht aplikacionin “Bron”, duke shfrytëzuar nofkën e njohur të basketbollistit për të krijuar përshtypjen se ai mbështet platformën.
Në qendër të padisë është edhe një video-reklamë e krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet një personazh që i ngjan James-it, me fanellën me numrin 23, tatuazhe të ngjashme dhe një zë të simuluar të tij. Në video, personazhi shfaqet duke shqyrtuar baste që përfshijnë lojtarë të NBA-së.
Avokatët e basketbollistit argumentojnë se kjo paraqitje mund të dëmtojë reputacionin e tij, duke krijuar përshtypjen se ai vendos baste në ndeshjet e NBA-së.
Në padi, James pretendon se veprimet e kompanisë kanë qenë të qëllimshme dhe me keqbesim. Gjithashtu, theksohet se marrëveshjet e tij ekzistuese të sponsorizimit në industrinë e basteve dhe parashikimeve sportive janë strukturuar në mënyrë që të mos promovojnë baste për ndeshjet e NBA-së.
Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje me Ukrainën, BE-në, OKB-në dhe Katarin
Xi Jinping del personalisht në aeroport për të pritur Donald Trumpin në Kinë (VIDEO)
Brazil, një fis që jeton i izoluar në Amazonë shfaqet papritur në një fshat duke kërkuar ushqim (VIDEO)
- 12:40 Momenti kur Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)
- 12:34 SHBA miratoi shitjen e dy sistemeve raketore HIMARS, Nufi: FA me kapacitete goditëse në distanca të gjata
- 12:30 IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por standard i ri ndërkombëtar
- 12:23 Një rast me malarie në Shqipëri, ISHP: 12 raste në pesë vite, asnjë transmetim brenda vendit
- 12:15 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 12:11 Kurti pyetet nga gazetarët për aktgjykimin e Speciales, heziton të përgjigjet