Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, sfidat e sigurisë, si dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe mbështetja ndërkombëtare për Kosovën, me ç'rast presidentja Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje dhe forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Dukagjini.

AD PLACEHOLDER

Po ashtu, Shiroka Pula e Serwer kanë shkëmbyer pikëpamje lidhur me perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet që po karakterizojnë rajonin.