Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën plenare ku në fokus do të jenë diskutimet dhe shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027, si dhe i Paketës Fiskale. Të dyja nismat kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare.