MPB Maqedoni njofton se dje (17.11.2026), në orën 09:40, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria C.D. (51) nga fsh. Begnishtë, rrethina e Kavadarit.

"Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij, të realizuar me urdhërin e Gjykatës Themelore të Kavadarit, janë gjetur dhe sekuestruar një karabinë gjuetie me shënjestër optike dhe pesë fishekë, një karabinë gjuetie me katër fishekë, një pushkë gjuetie me pesë fishekë, 14 fishekë gjuetie dhe gjashtë fishekë pa dokumentacionin përkatës".


"C.D. është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.