Kjo humbje ka bërë që Dardanët ta përfundojnë edicionin në pozitën e tretë të grupit, duke mbetur jashtë plejofit për ngjitje në Ligën A.

Kosovës i mjaftonte një barazim ndaj Irlandës për ta siguruar vendin e dytë, por humbja në Dublin ia pamundësoi arritjen e këtij objektivi.

AD PLACEHOLDER

Si rezultat, skuadra e drejtuar nga Franco Foda do të vazhdojë të garojë në Ligën B edhe në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, Irlanda e ka siguruar pozitën e dytë dhe do ta mësojë kundërshtarin e saj të premten, kur nga ora 12:00 do të hidhet shorti për ndeshjet e plejofit.

Në këtë fazë do të marrin pjesë tetë përfaqësuese, katër nga Liga A dhe katër nga Liga B.

Nga Liga A në plejof do të garojnë Danimarka, Kroacia, Uellsi dhe Serbia, ndërsa nga Liga B pjesëmarrëse do të jenë Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, Hungaria dhe Irlanda.

Përballjet e plejofit janë paraparë të zhvillohen në mars të vitit 2027 dhe do të përcaktojnë se cilat përfaqësuese do të garojnë në Ligën A në edicionin e ardhshëm.

Megjithatë, Kosova ka arritur ta shmangë plejofin për mbijetesë në Ligën B, duke e ruajtur vendin në këtë nivel të garës.

Kështu, Dardanët e mbyllin vitin 2026 me një objektiv të parealizuar, por me statusin e tyre në Ligën B të siguruar.