Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi

    Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

    Putin, Trump dhe Xi Jinping shfaqen për herë të parë së bashku, pamjet nga takimi në tapetin e kuq

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën
    Ekonomi

    Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

    November 18, 2026

    Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndryshimet në paketën fiskale synojnë rritjen e progresivitetit të sistemit të taksimit, duke kërkuar një kontribut më të madh nga individët me të ardhura më të larta.

    Gjatë prezantimit të ndryshimeve fiskale dhe projektbuxhetit 2027 sot në Kuvend, Rama theksoi se objektivi nuk është kufizimi i pasurisë apo i sipërmarrjes private, por ngushtimi i hendekut ekonomik mes shtresave të shoqërisë.

    “Ne nuk duam absolutisht më pak njerëz të pasur në Shqipëri, përkundrazi, duam shumë më tepër njerëz të pasur. Duam shumë më tepër sipërmarrës të suksesshëm, duam më shumë kompani, investime private, njerëz që pasurohen me punën dhe talentin e tyre dhe që krijojnë vende pune për të tjerët”, u shpreh Rama.

    Sipas Ramës, parimi që udhëheq ndryshimet është që ata që fitojnë më shumë të kontribuojnë më shumë në buxhetin e shtetit, pa cenuar mundësitë e sipërmarrjes për të investuar dhe zgjeruar aktivitetin.

    “Problemi ynë nuk janë të pasurit, problemi ynë është hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë shumë më pak. Ata që fitojnë më shumë duhet të kontribuojnë më shumë, në mënyrë që ata që fitojnë më pak të mos kenë më pak”, deklaroi ai.

    Rama bëri të ditur se tatimi mbi fitimin e sipërmarrjes do të mbetet i pandryshuar në nivelin 15%, ndërsa tatimi mbi dividendin do të rritet nga 8% në 15%.

    “Kur vjen fjala për të riinvestuar të ardhurat e fituara, ne jemi me sipërmarrjen. Kur vjen fjala për të kontribuar me taksa për buxhetin e shtetit nga e ardhura personale, ne jemi me ata që fitojnë më pak, jo me ata që fitojnë më shumë”, tha Rama.

    Një tjetër ndryshim, tha Rama lidhet me pragun e sipërm të tatimit mbi pagën për shtresën e mesme. Sipas tij, pragu do të rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë, duke u dhënë lehtësi fiskale rreth 32 mijë tatimpaguesve.

    “Ekonomia e rritur na jep mundësinë që 32 mijë tatimpaguesve që i përkasin shtresës së mesme t’ua ngremë pragun e sipërm të tatimit mbi pagën nga 200 mijë në 300 mijë lekë dhe t’u japim mundësi këtyre profesionistëve që të ndihen më mirë në vendin e tyre”, u shpreh Rama.

    Kreu i Qeverisë shtoi se për pjesën e pagës mbi 700 mijë lekë do të aplikohet një normë tatimi prej 30%, duke e cilësuar këtë si një kombinim të tatimit mbi fitimin e kompanisë dhe tatimit mbi dividendin.

    “”Sepse sot ekonomia na e jep këtë mundësi. Për pjesën e pagës mbi 700 mijë lekë, ne shkojmë me një normë taksimi 30%, që është kombinimi i të dyjave, i 15% të fitimit të kompanisë me 15% të dividentit, në mënyrë që, duke forcuar progresivitetin e sistemit, të mbyllim shtigjet e evazionit fiskal dhe të mos i lejojmë ata që janë pronarë kompanish që të shfaqen si rrogëtarë apo si biznes i vogël”, tha ai.

    Kryeministri rikonfirmoi zotimin për të mbajtur zero tatimin mbi fitimin për biznesin e vogël deri në vitin 2029.

    “Do të jemi i vetmi vend në rajon dhe në Europë që deri në vitin 2029 nuk do ta tatojmë biznesin e vogël dhe i qëndrojmë 100% këtij zotimi”, deklaroi Rama.

    Kreu i Ekzekutivit njoftoi edhe uljen e pragut të regjistrimit të TVSH-së në 5 milionë lekë xhiro vjetore, duke argumentuar se kjo masë synon të parandalojë përdorimin e bizneseve të vogla si mekanizëm për shmangien e detyrimeve nga subjektet më të mëdha.

    “Ne do ta ulim pragun e regjistrimit të TVSH-së në 5 milionë lekë xhiro vjetore. Kush e konsideron këtë një taksë mbi biznesin e vogël duhet të rishikojë formimin e vet dhe të rishikojë edhe njëherë atë që kam përsëritur: mos i bëni shqiptarët për budallenj, se kur vjen dita e hesapit, hesapin do ta keni më të kripur”, u shpreh Rama.

    Një tjetër ndërhyrje, sipas Ramës lidhet me taksën e qarkullimit, e përfshirë në çmimin e karburanteve. Kryeminsitri Rama bëri të ditur se synohet ulja e çmimit në pompë me 32 lekë për litër, përmes zhvendosjes së kësaj takse te automjeti dhe lidhjes së saj më të drejtpërdrejtë me karakteristikat e tij.

    “Duam ta ulim çmimin në pompë me 32 lekë për litër, duke e zhvendosur taksën te automjeti. Faktikisht, duke e lidhur më drejtpërdrejt edhe me karakteristikat e automjetit”, tha ai.

    Kryeministri theksoi se kjo ndërhyrje synon të përafrojë çmimin e karburantit në Shqipëri me atë të vendeve të tjera të rajonit, ndërsa detyrimi për taksën e qarkullimit do të kalojë në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

    “Duke qenë se ekonomia na jep mundësinë, duke qenë se të ardhurat na japin mundësinë, kemi rënë dakord që të mos përpiqemi t’i bindim njerëzit se perceptimi i tyre është i gabuar, por t’i hapim rrugë atij perceptimi, duke e bërë çmimin e karburantit në Shqipëri njësoj si në vendet e tjera të rajonit”, deklaroi Rama.

    “Ulja e TVSH-së së shportës, ndryshimi i pragut për shtresën e mesme dhe ulja e çmimit të karburantit, përveçse lehtësojnë ato kategori që targetojnë, do të sjellin më shumë konsum dhe do të kthejnë më shumë të ardhura në ekonominë e përbashkët”, vijoi Rama.

    biznese fiskale Kryeministri lehtësi rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi

    November 18, 2026

    Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

    November 18, 2026

    Putin, Trump dhe Xi Jinping shfaqen për herë të parë së bashku, pamjet nga takimi në tapetin e kuq

    November 18, 2026

    Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina

    November 18, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.