• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qiraja në Tiranë, sa një rrogë”, Berisha: Apartamentet kushtojnë mesatarisht 2140 euro metri

by A R
18/11/2026 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi projektbuxhetin 2027 gjatë diskutimeve në Kuvend, duke u ndalur te rritja e çmimeve të banesave dhe kostot e larta të qirave në Tiranë. Sipas kreut të selisë blu, qiraja mesatare në kryeqytet ka arritur në 700 euro në muaj, ndërsa çmimi mesatar i apartamenteve është rritur nga 700 euro për metër katror në vitin 2013, në 2140 euro sot.

“Çfarë mbetet nga ky buxhet? Mbetet mjerimi për shqiptarët, mbetet rritja e çmimeve, rritja e madhe e çmimeve. Fliste këtu për ndërtimin? Përfaqësues i shëmtuar i klaneve më të zeza të drogës. Merrni shifrat, merr statistikat. Në Shqipëri në tetë vite 340.000 familje shqiptare janë bërë me shtëpitë e dytë, jo me kulla. Jo jo, shtëpi në fshatra i kishin kasolla ndërtuan në shtëpi. Asnjë kullë. Po sa ishte çmimi? Merri statistikat. Nuk ke nevojë t’i marrësh ti se ti ke Ku t’i marrësh ti? Sa ishte çmimi? Çmimi mesatar thotë INSTATI ishte 700 euro metri në 2013-n në Tiranë. Jo në rrethe të tjera. Sot çmimi në Tiranë është 2140 euro çmim mesatar. Po kush e prek dot atë? Sa është qiraja sot në Tiranë? Qiraja në Tiranë thotë INSTAT është 700 euro, është një rrogë mesatare. Keni ju zgjedhës?  Ju jo me vezë, po ju me çdo gjë do tu kapin ata, t’u përzënë. A shkoni ju te zgjedhësit tuaj? Sa është që ai s’merr do shtëpi? 700 euro ku strehohesh dot? Dhe marrin trajsen dhe nisen rrugëve të botës. Por për xhinsin tuaj ju jo blini, po ju i paguani qiratë kudo. Ju blini me kate, ju blini me prestonome. U ka dalë nami, ju ka dalë era në mbarë Europën”.

Sipas Berishës buxheti është dëshmia e vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve. Ai akuzoi qeverinë për favorizim të koncesioneve dhe rritje të varfërisë.

“Buxheti është dëshmia më flagrante e vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve të një vendi nga narkoqeveria dhe zyrtarët e saj. Nuk ka të tjerë. Edhe në rrafshin ndërkombëtar jeni bërë siç jeni. Lexoni raportin e Komisionit Europian. Dhe ju s’keni kurajo të ngriheni t’i thoni koha jote ka marrë fund se në fund të fundit jemi qytetarë të këtij vendi. Jemi patriotë. Po ju s’keni çfarë patriotizmi ju? Ju patriotizmin jua ka ngrënë xhepi. Jua kanë ngrënë interesat tuaja. Jeni transformuar si personazhet Franc Kafkës. Edi Rama ka përdorur një taktikë shumë të veçantë, taktikën e përlyerjes me çdo kusht të secilit”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

“Qiraja në Tiranë, sa një rrogë”, Berisha: Apartamentet kushtojnë mesatarisht 2140 euro metri

November 18, 2026
Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, dhunohen 2 efektivë, 24 të proceduar

Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, dhunohen 2 efektivë, 24 të proceduar

November 18, 2026
Alizoti kritikon mungesën e ministrave në debatin për buxhetin, Peleshi i jep të drejtë: Bashkohem me kërkesën!

Alizoti kritikon mungesën e ministrave në debatin për buxhetin, Peleshi i jep të drejtë: Bashkohem me kërkesën!

November 18, 2026
“S’keni fuqi të nxirrni një kandidat politik për Tiranën”, Balla debat me Berishën: Protesta iu p*rdhunoi…!

“S’keni fuqi të nxirrni një kandidat politik për Tiranën”, Balla debat me Berishën: Protesta iu p*rdhunoi…!

November 18, 2026
Kryen veprime të kundraligjshme në protestë, policia nis hetimin ndaj 24 personave, vendos 28 gjoba

Kryen veprime të kundraligjshme në protestë, policia nis hetimin ndaj 24 personave, vendos 28 gjoba

November 18, 2026
“Ia mbathi me bisht ndër shalë”, Berisha kthehet në Kuvend pas largimit të Ramës: Kjo është hera e fundit që prezanton buxhetin

“Ia mbathi me bisht ndër shalë”, Berisha kthehet në Kuvend pas largimit të Ramës: Kjo është hera e fundit që prezanton buxhetin

November 18, 2026
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, sa lekë do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, sa lekë do të shiten nafta dhe benzina

November 18, 2026
Albanian Startups Diaspora Roadshow 2.0, rikthehet në Düsseldorf dhe Berlin

Albanian Startups Diaspora Roadshow 2.0, rikthehet në Düsseldorf dhe Berlin

November 18, 2026
Buxheti 2027, Rama: Nga 1 korriku mbështetje deri sa fëmija të mbushë 5 vjeç! Ja sa do rriten bursat

Buxheti 2027, Rama: Nga 1 korriku mbështetje deri sa fëmija të mbushë 5 vjeç! Ja sa do rriten bursat

November 18, 2026
“Rrezik nga sulmet terroriste gjatë festave”/ Ambasada e SHBA në Tiranë ngre alarm sigurie

“Rrezik nga sulmet terroriste gjatë festave”/ Ambasada e SHBA në Tiranë ngre alarm sigurie

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In