Seanca për buxhetin, Tabaku replikë me Ramën: Ku shkuan 1,2 miliardë eurot e rindërtimit?

18 Nëntor 2026 | 13:38

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, replikoi me kryeministrin Edi Rama në seancën plenare të së mërkurës, duke akuzuar qeverinë për abuzime me fondet e rindërtimit dhe përdorimin e banesave për qëllime elektorale. Rama hyri në sallën e Kuvendit gjatë fjalës së saj.

Sipas Tabakut, për rindërtimin janë shpenzuar 1,2 miliardë euro, ndërsa familje në zonën e 5 Majit dhe në Kombinat ende nuk kanë marrë banesat. Ajo kërkoi llogari për përdorimin e fondeve dhe vonesat në përfundimin e procesit.

“Keni bërë tendera, nuk keni shpërndarë banesat”, deklaroi deputetja.

Tabaku e krahasoi rindërtimin me aferën e inceneratorëve, duke akuzuar qeverinë se ka shfrytëzuar edhe pasojat e tërmetit për abuzime me paratë publike.

“Me rindërtimin, qeveria shqiptare i vendos vulën një afere tjetër korruptive, e cila është e njëjtë me atë të inceneratorëve”, u shpreh ajo.

Duke iu referuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, Tabaku deklaroi se kontrata të rindërtimit janë dhënë pa fondet përkatëse të miratuara në buxhet. Sipas saj, qeveria vijon të financojë një proces që zvarritet prej vitesh, ndërkohë që qytetarët mbeten në pritje të banesave.

Deputetja e lidhi këtë zvarritje me zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Ajo akuzoi mazhorancën se banesat që duhej të ishin përfunduar në vitet 2020–2021 vazhdon t’i përdorë për përfitime politike.

“Akoma sot e kësaj dite i përdorin si mall elektoral për banorët, për votuesit, për qytetarët”, tha Tabaku.

Në të njëjtën ndërhyrje, ajo kërkoi tërheqjen nga rendi i ditës të projektligjit për strehimin social. Sipas Tabakut, përfshirja e tij në seancën ku diskutohet projektbuxheti, pa qenë në kalendarin dhe programin e punës, shkel Rregulloren e Kuvendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama prezanton buxhetin 2027: Dyfishim i bonusit për pensionistët dhe ligj i ri strehimi për të rinjtë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar projektbuxhetin e vitit 2027 si historik, duke theksuar se për herë të parë buxheti i shtetit shqiptar kalon kufirin...
12:35 | 18/11/2026

Rama për rindërtimin në Tiranë: Prej dy vitesh Bashkia është pa kokë, fondet ende të papërdorura

Kryeministri Edi Rama ka folur për ecurinë e procesit të rindërtimit në Tiranë, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për vonesa dhe abuzime me fondet....
11:44 | 18/11/2026

Berisha: Unë kam durim, i ftoj sërish të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikonfirmoi thirrjen për bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë në një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës....
11:38 | 18/11/2026