Kryeministri Edi Rama prezantoi buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Ai e konsideroi historik, që konfirmon ecurinë pozitive të ekonomisë dhe adreson shqetësimet më të mëdha të qytetarëve. rama - Kemi zgjedhur rrugën e mundësive të reja. Ekonomia është trefishuar, Shqipëria ka një buxhet historik prej 10 miliardë eurosh. Ishte një vend me rritje ekonomike të zeruar, sot rritet me një ritëm, që është 4 përqind. Edhe në raportin e progresit të BE, një nga pikat më të forta, është vlerësimi për ekonominë. Papunësia ka rënë nën 10 përqind, paga mesatare 967 euro. Investimet e huaja kanë prekur nivele historike. Kemi një buxhet më të madh se asnjëherë dhe një borxh publik, më të ulët se asnjëherë. Shqipëria ka fituar një fuqi të re ekonomike. Megjithatë, Kryeministri njohur problematikat.