Një 22-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar në Cërrik pasi qarkullonte i armatosur me pushkë automatike në automjetin që drejtonte, ndërsa bashkëudhëtari i tij është vënë në hetim për moskallëzim krimi. Operacioni policor i koduar “Mesnata” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri, e cila mbahej pa leje nga drejtuesi, shtetasi F. M. Gjatë kontrollit fizik, këtij të fundit iu gjetën edhe 15 fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe dy telefona celularë.