Irani kërcënon SHBA-në: Në rast sulmi, përgjigjja do të jetë më shkatërruese dhe pa kufizime gjeografike

18 Nëntor 2026 | 13:45

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, ka paralajmëruar se Irani do të reagojë me forcë më të madhe nëse sulmohet sërish nga SHBA-ja apo aleatët e saj.

“Do të përballen me një përgjigje më shkatërruese, më të ashpër dhe pa kufizime gjeografike”, deklaroi Hatami, duke lënë të kuptohet se kundërpërgjigjja iraniane mund të shtrihet përtej kufijve të rajonit.

Ai paralajmëroi gjithashtu kundër çdo “llogaritjeje të gabuar”, duke theksuar se një veprim i tillë do të merrte një përgjigje që do të shërbente si paralajmërim për të gjithë.

Hatami bëri të ditur se forcat tokësore, detare, ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të Iranit po monitorojnë lëvizjet ushtarake amerikane dhe po rrisin gatishmërinë për t’iu përgjigjur sulmeve të mundshme.

Deklaratat vijnë pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) konfirmoi mbërritjen e aeroplanmbajtëses USS Theodore Roosevelt në rajon, duke e çuar në tre numrin e aeroplanmbajtëseve amerikane që operojnë atje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart ndërsa Xi mirëpret udhëheqësit në samitin në Kinë (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump shtrëngoi duart me Presidentin rus Vladimir Putin së bashku me udhëheqësin kinez Xi Jinping në samitin e APEC në Shenzhen sot....
13:29 | 18/11/2026

LeBron James padit kompaninë e basteve sportive: Përdori imazhin dhe zërin e tij pa leje

Ylli i NBA-së, LeBron James, ka paditur kompaninë PlayVision Inc. dhe dy bashkëthemeluesit e saj, duke i akuzuar se kanë përdorur pa autorizim nofkën, imazhin...
12:41 | 18/11/2026

Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje me Ukrainën, BE-në, OKB-në dhe Katarin

Turqia ka konfirmuar zyrtarisht hyrjen në fuqi të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare që përfshijnë Ukrainën, Komisionin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Katarin. Datat janë bërë publike...
10:36 | 18/11/2026