Beckham, padi për 47 milionë euroshe: Parfumet e mia shiten në dyqane me çmime të ulëta, edhe në pika karburanti

18 Nëntor 2026
13:46
Alfred Lleshi
back button

David Beckham ka ngritur padi kundër grupit të kozmetikës “Coty”, duke kërkuar të paktën 41 milionë dollarë (rreth 37 milionë euro) dëmshpërblim. Në qendër të konfliktit janë parfumet me emrin e ish-futbollistit anglez, të cilat, sipas akuzës, janë shitur në dyqane me çmime të ulëta dhe madje në sektorin e ofertave të një pike karburanti.

Kompania e Beckham, “DB Ventures”, e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë të shtetit të Nju-Jorkut, duke pretenduar se “Coty” ka shkelur marrëveshjen e licencimit dhe ka dëmtuar imazhin luksoz të markës.

“Imagjinoni tronditjen dhe habinë kur ‘DB Ventures’ zbuloi se produktet David Beckham shiteshin në një pikë karburanti”, – thuhet në dokumentin e padisë, ku kjo situatë i atribuohet “dëshpërimit dhe lakmisë”. Sipas kompanisë, parfumet janë shitur edhe në rrjetin britanik “Poundland”, me çmime të ulëta.

“Coty” kërkon rrëzimin e padisë, të depozituar në prill. Grupi pretendon se gjykatat e Nju-Jorkut nuk kanë juridiksion për këtë çështje dhe akuzon “DB Ventures” se po përpiqet të largohet para kohe nga marrëveshja, për t’ia kaluar kontratat një kompanie tjetër, “Interparfums”. Ndërkohë, pasuria e përbashkët e familjes “Beckham” vlerësohet në afro 1.2 miliardë paund.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit