Lushaku-Sadriu: Qëndrimi i LDK-së për Ligjin për Dhomat e Specializuara mbetet i pandryshueshëm

Nuk ka ende të dhëna se si do të vijojë trajtimi i pikave të mbetura në Kryesinë e Kuvendit, pas ndërprerjes së punimeve. Këtë e bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lushaku-Sadriu.

Lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, ajo u shpreh se LDK-ja mban një qëndrim të prerë kundër këtij akti, duke theksuar se argumentet e saj janë paraqitur në disa raste.

Të lidhura

None found

“Jo, nuk kemi informacion dhe nuk është e qartë, nuk është sqaruar as nga administrata, as nga kryesia atë ditë se si do të vazhdohet, sa i përket pikave të mbetura. Jo, ne kemi qëndrim tepër të qartë sa i përket ligjit.

I kemi argumentet tona që i kemi adresuar disa herë, të cilat kanë të bëjnë edhe për rrugën që po e ndjek, por edhe për përmbajtjen dhe ndikimin ndërkombëtar që mund ta ketë ky ligj. Prandaj, faktikisht qëndrimin tonë e kemi shumë të qartë dhe është i pandryshueshëm”, deklaroi ajo.


Shtuar më 18.11.2026 13:50

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet