Vritet me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohet autori i dyshuar
Një person ka mbetur i vrarë mesditën e kësaj të mërkure në Suharekë të Kosovës, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:20, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga Policia.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri me dije se viktima fillimisht ishte transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Emergjencës për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
“Jemi informuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Ndërsa i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar”, ka deklaruar Bytyqi.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, një person i panjohur kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mashkulli, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë. Pas ngjarjes, i dyshuari ishte larguar nga vendi i krimit.
Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje për motivet e ngjarjes dhe identitetin e personave të përfshirë.
Berisha në Kuvend: Po denoncimi i Majkos? Do të dalin edhe skenat erotike
Kapet me kokainë të ndarë në doza, arrestohet 41-vjeçari në Fier
SHBA miratoi shitjen e dy sistemeve raketore HIMARS, Nufi: FA me kapacitete goditëse në distanca të gjata
- 13:45 Irani kërcënon SHBA-në: Në rast sulmi, përgjigjja do të jetë më shkatërruese dhe pa kufizime gjeografike
- 13:38 Seanca për buxhetin, Tabaku replikë me Ramën: Ku shkuan 1,2 miliardë eurot e rindërtimit?
- 13:36 Berisha në Kuvend: Po denoncimi i Majkos? Do të dalin edhe skenat erotike
- 13:29 Trump dhe Putin shtrëngojnë duart ndërsa Xi mirëpret udhëheqësit në samitin në Kinë (VIDEO)
- 13:20 Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen, inflacioni lehtësisht mbi objektiv në muajt në vijim
- 13:08 Kapet me kokainë të ndarë në doza, arrestohet 41-vjeçari në Fier