Sport

Zyrtare/ Real Madrid blindon yllin e tij, vjen rinovimi i kontratës me Arda Guler

Tani është zyrtare; Reali i Madridit blindon yllin e tij, Ara Guler. Klubi merenges konfirmoi rinovimin e kontratës me mesfushorin turk deri në vitin 2032 duke mbyllur kështu me sukses bisedimet që kishin nisur përpara pak më shumë se 1 muaji.

Në fakt sipas asaj që raportohet në median spanjolle, vullneti i të dy palëve ishte për zgjatjen e kësaj kontrate dhe arritja e marrëveshjes ishte thjesht një çështje kohe. Tani gjithçka është zyrtare me Arda Guler që do të vazhdojë të veshë fanellën e Los Blancos edhe për shumë vjet të tjerë. Kontrata e mëparshme e talentit turk skadonte në qershor të 2029, por tani ajo u zgjat edhe për 3 vjet të tjerë deri në 2032 kur Arda Guler do të jetë 27 vjeç.

‘Kur vesha fanellën e Realit të Madridit për herë të parë, e dija që do të isha pjesë e një historie të madhe -është shprehur vetë futbollisti në rrjetet sociale-sot ndjej të njëjtën krenari dhe të njëjtën lumturi, por me një përgjegjësi më të madhe. Të ndjekësh gjurmët e legjendave që kanë shkruar emrin e tyre në historinë e futbollit te klubi më i madh në botë, është një nder i madh për mua. Ëndrra ime është të vesh këtë fanellë edhe për shumë vjet, të fitojmë së bashku titujr të tjerë dhe një ditë të lë gjurmën time në këtë histori unike. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qëndruar krah meje që nga dita e parë; në mënyrë të veçantë, presidentin tonë Florentino Perez, familjen time, shokët e mi të skuadrës dhe të gjithë stafin dhe trajnerët me të cilët kam punuar. Dhe një falënderim të veçantë e kam për tifozët e Realit në të gjithë botën, që gjithnjë na kanë dhënë mbështetje pafund. Edhe për shumë ditë të bukura për të përjetuar së bashku. Jam shumë i lumtir që do të vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi. 2032’.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.